Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Zveçan, sulmojnë pronarin dhe i vjedhin para

Tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë grabitur shtëpinë e një qytetari në Zhitkovc të Zveçanit.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime pasi u sulmua nga të dyshuarit, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se  tre persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë  e viktimës mashkull kosovar dhe  nën kërcënimin e armës –pistoletë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori, rasti  vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lexo edhe:  Familja Avdia hap dyert e mortit, poston imazhin e vogëlushes që humbi jetën në Himarë