Gjendet një person rreth 18 vjeç i vdekur në Kçiq të Mitrovicës

Mbrëmjen e së dielës, një person rreth 18-vjeç është gjetur pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Dyshohet se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje, megjithëse hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur procedurat standarde, duke përfshirë ekzaminimet mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lexo edhe:  “Ftesa” për të kënduar Shakira tek Ura e Ibrit, Agim Bahtiri: Ishte ide e KFOR-it