Bastisje në një lokal në Prishtinë – arrestohet Kushtrim Ramadani, kapet me kokainë, armë dhe para të gatshme

Një operacion i njësisë për hetimin e narkotikëve ka çuar në arrestimin e një personi në Prishtinë, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 19.02.2026 rreth orës 19:40, Njësia e DHTN-së në Prishtinë ka realizuar bastisje në një lokal (hamburger) në rrugën “Andrea Gropa”, pas informatave operative se pronari dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm.

Gjatë aksionit është arrestuar Kushtrim Ramadani, rreth 34-vjeçar, ndërsa në lokal janë gjetur dhe sekuestruar:

Tri qese me substancë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 4 gramë

Një peshore digjitale

240 qese të zbrazëta, që dyshohet se shërbenin për paketim

Një revole Zastava

Një karikator me 3 fishekë, kalibër 25
1300 euro para të gatshme

Dy telefona mobilë

Në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Hetimet janë në vazhdim.

Lexo edhe:  Sveçla tregon planin: Serbët do maskoheshin si ushtarë të KFOR, ky skenar mund të ripërsëritet