Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabovc, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë