‘Rrejshëm’ – Akademik Gima i VV’së bënte be e rrëfe që pret dorën nëse voton Srpska’n

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, tha se s’do që të jetë pjesë e ekzekutivit të ri. Ai tha se dëshiron të japë kontributin në Kuvend.

Këtë deklaratë Bahtiri e bëri për gazetarët pas konstituimit të Kuvendit të ri.

“Nuk jam për ekzekutiv. Nuk dua të jem. Kam qenë 8 vjet, mjaft. Unë do të jem në Kuvendin e Kosovës me dhënë kontributin maksimumi që muj”.

Ndërkaq i pyetur për ndryshimin e qëndrimit për nënkryetarin serb të Kuvendit nga Lista Srpska, Bahtiri u arsyetua, por tha se po të ishte vetë do të ishte kundër.

“S’më ka ndryshuar mendja fare hiç. Nuk mund të jemi kundër krejt nënkryetarëve. S’muj me kanë kundër të gjithëve. Me kanë vetë, sigurisht do të isha”.

Lexo edhe:  Këta janë dy vëllezërit që dyshohet se e rrahën brutalisht 64-vjeçarin në Podujevë