Publikohet audioincizimi i zyrtares së Gjykatës Speciale duke iu ligjëruar nxënësve në Kosovë se UÇK-ja kreu krime
Është publikuar një audioincizim, ku dëgjohet se zyrtarët e Gjykatës Speciale iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje, trajtim çnjerëzor e tortura ndaj serbëve e shqiptarëve.
Saktësisht dëgjohet zëri i zyrtares së Gjykatë Speciale, Ana Profozic.
Për një orë të tërë, zyrtarët e Speciales, në një ligjëratë të quajtur informative, shfaqin influencë që ngjan me propagandë.
Sipas këtij audioincizimi, ata nuk hezitojnë të shpjegojnë e përfolin aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Kur e dëgjon të krijohet përshtypja se aparati pushtues dhe kriminal në Kosovë në vitet 98-99 ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e jo Serbia.

