Brahimi thotë se personi që e kërcënoi, u pendua: S’e di çka është kjo logjikë, paradite ‘vrajëm’ masdite kërko falje
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, gjatë ditës së sotme ka qenë viktimë e një kërcënimi nga një qytetar. Ai dyshohet se përmes telefonit ka kanosur seriozisht Brahimin, të cilin e ka paralajmëruar se do të shkojë në zyrën e tij që t’i qërojë hesapet me të.
Brahimi në një prononcim për Gazetën Sinjali ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin, me ç’rast tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të vendimit të Komunës për të dyshuarin, lidhur me një problem me kanalizim në lagjen Zhabar të Mitrovicës.
“Realisht ne kemi probleme të kësaj natyre përditë me qytetarë, po problemi ka qenë që është një kompani e ndërtimit edhe e cila kur ka ndërtu 20 ose 30 shtëpi në lagjen Zhabar e ka blloku komplet sistemin e kanalizimit edhe banorët kanë bë ankesa në Inspekcion qysh para një muaji. Ne i kemi dhënë afat një muaj me evitu atë parregullsi edhe sot kur e kemi kontaktu se palët përsëri kanë ardhe me u anku se nuk e ka evitu problemin, na sot e këna kontaktu personin që e kena obligu me zbatu një aktvendim edhe i njëjti ka fillu me do far kërcënim jo pritmëni në zyre se vij iu çoj në Hanë, jo qësi far senesh edhe na qysh e don rregulli edhe procedura e kena procedu rastin në Polici”, tha drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë.
Tutje Brahimi bëri të ditur për Sinjalin se sipas informacioneve që ka nga hetuesi i rastit, i dyshuari është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje për atë që ka bërë, duke thënë se nuk ka pasur qëllim të keq ndaj kreut të Inspekcionit.
“Pastaj pala në fjalë ka kërku falje, po problemi është që nuk e di ku të çon kjo logjikë paraditë në atë kuptimin “vrajëm”, masdite kërko falje. Nejse na e kena lanë në dorë të Policisë. I dyshuari është intervistu sot, sa kam informacione prej zyrtarit policor, mirëpo s’kam informacione për procedurat e mëtejme ndaj tij”, shtoi tutje Brahimi.
E lidhur me problemin që dyshohet se u shkak që i dyshuari D.E të intervistohet nga Policia, tashmë ka filluar të sanohet dhe po respektohet vendimi i Komunës së Mitrovicës.
“Pasi që e ka bë kërcënimin në drejtim të Drejtorisë, ai ka fillu me evitu atë problemin që e ka pasë me e kry. Ka fillu me e evitu, përndryshe na jena kanë të vendostë me e zbatu ligjin, pavarëisht kërcënimeve, presioneve sepse nuk nga zmbrapsin prej qëllimeve tona dhe zbatimit të ligjit”, tha Brahimi