Vdes personi që u godit më 5 korrik nga rrufeja

Personi i cili u godit nga rrufeja më 5 korrik në Fortesë të Rahovecit ka ndërruar jetë në QKUK.

Bëhet fjalë për personin me inicialet F.G.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00.

Gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën.

IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima

Lexo edhe:  “I qita kafe e pastaj e kapa për fyti derisa nuk lëvizi më. E futa në thes të zi…”, rrëfimi i frikshëm i vrasësit të biznesmenit Bedri Rexhepi