Motra e Letorim Ahmetit, Fatmirja gjatë luftës e plagosur në të dy këmbët dhe në kokë nuk e gëzon të drejtën e invaliditetit
Edhe pas 28 vitesh nga plagosja e saj gjatë luftës, Fatmire Ahmeti nga fshati Rezallë i Skenderajt ende nuk e gëzon të drejtën e statusit të invaliditetit.
Ahmeti, motra e fëmijës së vrarë Letorim Ahmeti, ishte plagosur rëndë atë ditë, duke pësuar lëndime në të dy këmbët dhe në kokë.
Plagët fizike dhe pasojat shëndetësore e kanë shoqëruar ndër vite, ndërsa përballë tyre ajo vazhdon të përballet edhe me një betejë institucionale për njohjen e të drejtave që i takojnë me ligj.
Pavarësisht dokumentimit të rastit dhe dëshmive për plagosjen e saj, procesi për njohjen e statusit të invaliditetit nuk është finalizuar as pas gati tri dekadash.

