Suharekasi 52-vjeçar kapet me të riun që hodhi bërllokun nga dritarja e veturës, e çon në Polici

Shkeljet që bëhen në komunikacion, veprimet e pahijshme e mosmarrëveshjet e ndryshme shpesh eskalojnë dhe përfundojë me sulme e përleshje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në rrugën “Luigj Gurakuqi” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një i ri dyshohet se e ka sulmuar një shofer 52-vjeçar, pas një zënke mes tyre, derisa ishin në komunikacion.

I dyshuari, sipas burimeve të Sinjalit është kapur me viktimën, të cilit ia kishte tërhequr vërejtjen për shkak të hedhjes së bërllokut nga dritarja e veturës.

Ky veprim i shoferit i ka penguar të riut, i cili në shenjë revolte, ka dalë nga vetura dhe i është vërsulur, duke e sulmuar.

Përballë kësaj situate, 52-vjeçari ka vendosur ta njoftojë Policinë dhe e kanë denoncuar rastin që ndodhi.

Zyrtarët policorë janë vënë në lëvizje dhe pas një kohe të shkurtër kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale ‘Sulm’

Lexo edhe:  Lëndohet një i ri në vendin e punës në Ferizaj, substanca kimike i ra në sy – dërgohet me urgjencë në QKUK