Bedri Hamza takohet me Ambasadorin William Walker në ditët e përkujtimit të Masakrës së Reçakut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin William Walker, mik i dëshmuar i Kosovës. Takimi u zhvillua në kuadër të ditëve të nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut.

Hamza theksoi se Ambasadori Walker, ashtu si çdo vit, qëndron pranë popullit të Kosovës, duke rikujtuar rolin e tij vendimtar në janar të vitit 1999, kur me guxim e bëri të njohur para botës krimin serb në Reçak dhe kontribuoi që e vërteta të mos mbetej e heshtur.

Ai vlerësoi lart miqësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Ambasadorit William Walker për Kosovën, duke i shprehur mirënjohje për gjithçka që ka bërë për vendin.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës