Lajmi i hidhur: Vdes një nga mësuesit më të respektuar në Drenicë

Një lajm i trishtë ka prekur sot Drenicën. Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i respektuar, Sadik Halimi, nga Komuna e Skenderajt.

Sadik Halimi ishte një emër i çmuar në arsim, i cili për shumë vite shërbeu me përkushtim, dinjitet dhe dashuri ndaj nxënësve, duke lënë gjurmë të thella në breza të tërë. Kontributi i tij në edukim dhe formimin e të rinjve do të kujtohet gjatë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët dhe miqtë përmes rrjeteve sociale.

Njoftimi i plotë i familjes:

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 19.12.2025, u nda nga jeta mësimdhënësi i përkushtuar Sadik Halimi.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe te të gjithë ata që e njohën. Ai do të kujtohet përherë për urtësinë, përkushtimin ndaj nxënësve, vlerat njerëzore dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen. Kujtimi i tij do të jetojë gjatë në zemrat tona.

Lexo edhe:  Policia realizon katër kontrolle: Gjen duhan të kontrabanduar