Dogana kap një mal me dinarë në Jarinje, i konfiskon

Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet në hyrje të Republikës së Kosovës, pasi pala kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim doganor.

Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit dhe gjërave personale, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në valuta të ndryshme (euro dhe dinarë serbë – RSD), ndërsa pas numërimit dhe konvertimit sipas kursit zyrtar, shuma totale ka rezultuar 10,202.27 euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është njoftuar hetuesi kujdestar dhe është realizuar konfiskimi i 25% të vlerës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa palës i është lëshuar vërtetimi përkatës për gjobë dhe konfiskim. Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Zbatimi i ligjit dhe forcimi i kontrolleve kufitare mbeten prioritet, me synim parandalimin e shkeljeve doganore dhe mbrojtjen e rendit financiar dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  Ish-komandanti i FSK-së: Ka rrezik për një tjetër sulm nga Serbia