Vetura e shkel një 64 vjeçar në Ferizaj, vdes pas lëndimeve të rënda trupore

Një këmbësor i moshës 44 vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë, mbrëmë në mesnatë, në Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Me datën 01.11.2022 rreth orës 00:05 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve nē Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni me fatalitet, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore, të cilin e drejtonte shoferi B.G (M/K) i moshës 44 vjeçar dhe këmbesori N.O ( M/K) i moshës 64 vjeçar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes, konfirmon zëdhënësi policor, dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin, ndërsa i dyshuari/ shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, tha mes tjerash ai.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes në spital fëmija rreth 3 vjeçar që u godit nga traktori në Rahovec