Aksident mes tri veturave në Gllarevë të Klinës, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25 dhe se në të kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Tri vetura janë përfshirë në këtë aksident, të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, tha Gashi.

Gashi shtoi se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme.

Lexo edhe:  Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së vjedhur