LAJMI I FUNDIT: Lëndohen 2 minatorë të Trepçës, shpërtheu goma dhe i bëri për spital

Dy minatorë të kombinatit “Trepça” janë lënduar dje në horizontin e dhjetë, pasi një gomë e makinerisë ka shpërthyer gjatë punës, bëjnë të ditur burime të portalit “Jepi zë”.

Sipas burimeve, rasti fillimisht është tentuar të mbahet i fshehtë, por redaksia ka arritur ta konfirmojë ngjarjen dhe të mësojë identitetin e të lënduarve.“Jepi zë” ka kontaktuar edhe Spitalin e Mitrovicës, ku po trajtohen dy minatorët.

“Janë pranuar dy pacientë me lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit në Repartin e Oftalmologjisë janë liruar”, ka deklaruar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, për “Jepi zë”.

Lexo edhe:  25 vite nga rënia e dëshmorit Ilir Lushtaku