Zjarr në katin e tetë të një ndërtese në Pejë, evakuohen banorët
Sot rreth orës 05:40 të mëngjesit njësitet e Policisë së Kosovës janë njoftuar se një zjarr është përhapur në katin e tetë të një soliteri në Pejë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Menjëherë policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes. Qytetarët për shkak tymit të madh ka filluar që t’i kap panik, mirëpo pas një kohe kanë arrit që ta shuajnë zjarrin”, u shpreh ai.
Qytetarët e disa kateve ndërkaq janë evakuuar momentalisht, por Gashi konfirmon se nga rasti nuk ka të lënduar dhe se zjarri është shuar tërësisht.
“Sot, rreth orës 05:40. Policia është njoftuar se në rrugën Bill Klinton në Pejë, në ndërtesën rokaqielli ne katin e tetë, një banesë është përfshi nga zjarri. Në vend ngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësore. Policia ka evakuuar disa banor pasi që disa banesa më lartë ishin përfshi nga tymi. Zjarri është lokalizuar të lënduar nuk ka. Ne vend ngjarje janë njësitet kompetente policore”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

