Nga Vetëvendosje që koordinohet me terroristin Milan Radojçiq i “bërtasin” opozitës “a keni marrë leje nga Lista Serbe”
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, është përplasur me deputetin e PDK-së, Përparim Gruda, teksa ky i fundit po largohej nga salla, pas fjalimit për buxhetin, ku e goditi partinë e Albin Kurtit.
Bahtiri u çua në këmbë dhe dëgjohej duke bërtitur, teksa i drejtohej Grudës me pyetjen se a ka pasur koordinim me Listën Serbe, për të shkuar në këtë seancë.
Bahtiri: A e ke pyet Listën Serbe?
Gruda: Ti s’e din kush jom unë.
Bahtiri: Shumë mirë e di unë. Ua ndal qytetarëve mos me marrë para, ti e din kush të ka shti.
Deputeti i PDK-së, ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026, pasi është e paligjshme dhe jokushtetuese

