Hill: S’besoj që Thaçi ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme

Edhe sot avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq është duke e marrë në pyetje diplomatin Hill. I pyetur se pse ka vendosur të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, Hill ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se Thaçi është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.

Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Koha nuk i shëron të gjitha plagët, por mendoj që pas 25 vjetësh, është kohë e madhe që të mendohen gjërat, dhe nuk kam arsye të besoj që Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla”.

“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”.

Lexo edhe:  Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në Kosovë