Therje me thikë në Drenas – viktimë një 20 vjeçar, arrestohet sulmuesi

Një ngjarje e rëndë është dje raportuar pas mesnate në Korroticë të Poshtme të Gllogocit, ku një person është plagosur me thikë gjatë një konflikti brenda një veture.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 09 nëntor 2025 rreth orës 02:30, patrulla policore është njoftuar për një rast “therrjeje me thikë” në rrugën “Bejte Rexhepi”.

Në vendngjarje, policia ka konstatuar se Fatlum Ademi kishte goditur me thikë në kraharorin e djathtë të riun V. Gjoci, derisa të dy ndodheshin brenda automjetit.

Mjeti i përdorur në sulm nuk është gjetur gjatë kontrollit nga njësitet policore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-Drenas, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor të Drenasit, ku pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar si “Lëndim i Lehtë Trupor”, ndërsa Fatlum Ademi është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivin dhe rrethanat e sakta të incidentit.

Lexo edhe:  Serbia paralajmëron se do t’i dërgojë në Kosovë 1000 pjesëtarë të forcës së sigurisë