Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje më të dendura shiu me mundësi edhe për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 apo 16 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot me vranësira dhe në disa rajone me ndonjë interval të shkurtër kohor me diell, megjithatë vranësira të dendura do të dominojnë dhe po ashtu reshje të shpeshta shiu, lokalisht në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Të Martën në mëngjes mund të ketë ende reshje lokale shiu, por moti do të ketë tendencë stabilizimi gradual. Temperaturat do të shënojnë ulje por jo shumë të theksuara sepse do të ketë erëra nga veriu e veriperëndimi. Priten vranësira të shpeshta, por do të ketë edhe intervale kohore me diell sidomos pasdite./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Rrebesh shiu dhe breshër godet rajonin e Dukagjinit – pamje nga Klina