Skenderaj: Gjendet pa shenja jete një person, Policia nis hetimet

Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur të mërkurën në një kohë të pacaktuar, derisa trupi i pa jetë është gjetur në shtëpi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Hoxhë Fatmir Latifaj tregon historinë emocionale: Daut Haradinaj pagoi Haxhin për të moshuarin