Aksident zingjiror në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihen katër automjete

Një aksident trafiku zingjiror në mes të katër automjeteve ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se nga ky aksident, fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

“Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti.”, tha ai tutje.

Lexo edhe:  Statistikat e BE-së: Gjatë Qeverisë Kurti 210 mijë kosovarë morën nënshtetësi europiane