Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në mesditë, por mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe mund të krijohen edhe kushte për mjegull në disa lugina, por mjegulla do të largohet menjëherë paradite.

Temperaturat do të luhaten nga 1 minimalja deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi e mërkura sjellë mot stabil anticiklonik. Mëngjesi do të jetë lokalisht i ftohtë dhe në vise edhe me ngrira, mjegull dhe brymë. Dita stabile në të gjitha rajonet me rritje të ndjeshme të temperaturave ditore.

Mot kryesisht stabil dhe me diell do të vazhdojnë edhe nga e enjta deri në fundjavë, me shumë diell dhe vranësira të pakta lokale. Netëve dhe mëngjeseve të hershme do të ketë kushte për mjegull e cila nuk do të stacionohet shumë gjatë. Ditët kryesisht stabile, të ngrohta dhe me diell./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se dhunoi 20-vjeçaren në Kaçanik, ndalohet për 48 orë