Parashikimi i motit për fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura në mëngjes dhe paradite të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Reshje bore në viset më të larta malore. Në mesdite apo pasdite reshjet do të ndërpritet dhe do të pasojë kthjellimi  gradual i motit kur priten edhe intervale kohore me diell

Temperaturat do të shënojnë ulje dhe maksimale pritet të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu. Reshje intensive dhe stuhi lokale priten orëve të natës dhe mëngjesit, ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje përmirësim afatshkurtër i motit.

Reshje e rrebeshe shiu gjatë orëve të mëngjesit priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Mal të Zi. Pasdite vonë përmirësim afatshkurtër i motit.

Të Martën në mëngjes një valë e re reshjesh shiu do të përfshijë së pari Kosovën, veriun e Shqipërisë dhe Malin e Zi, pastaj reshjet do të përfshijnë edhe pjesë tjera të Shqipërisë, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë Veriore. Kemi të bëjmë me një valë të re reshjesh për shkak të ardhjes së frontit më të ri të ftohtë ajror. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe si pasojë nëpër male do të ketë reshje shqote e bore.

Nga mesdita apo pasdite fronti i ftohtë largohet dhe pason përmirësimi dhe stabilizim i motit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “E fshehu fshesën elektrike”/ Nusja në Podujevë e bën për spital vjehrrën 76-vjeçare, e rrah me bisht fshese