Një metër dru arrin deri në 70 euro në Kosovë

Qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, një prej tyre është edhe ajo për dru.

Teksa po hyjmë në muajt e dimrit, një metër dru në Prishtinë po varion nga 60 deri në 70 euro.

Këto shifra i kanë bërë të ditur tregtarët e drunjve për Ekonomia Online prapa kamerave.

Ky çmim është më i lartë sesa vitin paraprak, ku një metër dru ka kushtuar 50, 55 apo edhe 60 euro.

Ndërsa në 2023 ishte shënuar rekord i çmimit të druve, kjo për shkak të mungesës që ishte paralajmëruar për energjinë elektrike. Nga korriku e deri në fund të 2023 një metër dru kushtonte 70 euro.

Lexo edhe:  Suspendohen 7 punëtorë pas skandalit në Spitalin e Pejës ku një foshnje u fut me çarçafë në lavatriçe