“Vuloset” ndarja? Lela bën këtë veprim ndaj Leos

Pas disa ditësh ku rrjetet sociale janë mbushur me zëra e komente për një krizë në marrëdhënien mes Leos dhe Leles, duket se situata po bëhet gjithnjë e më e paqartë.

Dyshja, e cila u njoh dhe u lidh gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të reality show-t dhe më pas një nga më të ndjekurit në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi, ndjekësit e tyre kanë vënë re disa lëvizje që kanë ngritur shumë pikëpyetje. Fillimisht, Leo dhe Lela hoqën të gjitha fotot që kishin bashkë nga llogaritë e tyre në Instagram — një veprim që shumë fansa e interpretuan si shenjë të një ftohjeje në marrëdhënie.

Pas këtij veprimi, Lela ka ndaluar së ndjekuri Leon në Instagram, duke konfirmuar indirekt se diçka nuk po shkon mes tyre.

Ndërkohë, Leo vazhdon ende ta ndjekë atë.

Tani, me mungesën e këtyre postimeve dhe me veprimin e fundit të Leles, ndjekësit po pyesin veten nëse kjo histori dashurie ka marrë fund apo nëse çifti po kalon një periudhë të vështirë.

Lexo edhe:  Deputetja e Kuvendit të Kosovës shfaqet me bikini, tregon linjat e saj perfekte