Arrestohet një i mitur serb në Kosovë për kontrabandë me migrantë

Një i mitur serb është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit të martën për kalim të paautorizuar të kufirit  dhe kontrabandë me migrantë.

Njoftohet nga raporti policor 24-orësh se ai është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinezë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin  nga Serbia në territorin e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar  në Serbi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  I moshuari në Drenas kërcënon me jetë vajzën e tij, 37-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë