Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell si dhe me pak mundësi për ndonjë reshje krejtësisht të dobët shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës e mërkura sjellë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale, më të theksuara në viset kodrinore-malore ku mund të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu.

Dendësim të vranësirave në Shqipëri pritet të ketë të enjten me afrimin e ciklonit nga Mesdheu në jug të vendit do të fillojnë reshje shiu, pastaj gradualisht reshjet e shiut do të përhapen edhe në viset tjera, ndërsa në Kosovë arrijnë të Premten. Nganjëherë lokalisht mund të ketë reshje më intensive shiu.

Fundjava vjen me reshje lokale e shtuna, kurse diela më stabile./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Këshilli i Prindërve paralajmëron Nagavcin: Fundjavat të mos jenë fare opsion për kompensimin e orëve