Mërgimtari mes lotësh, shpreson që një ditë bashkë me fëmijët të kthehet në Kosovë
Një mërgimtar i cili aktualisht ndodhet në Kosovë, saktësisht në fshatin Lladovë të Gjilanit, mëngjsin e së dielës ka votuar dhe menjëherë i është kthyer punës në tokën e tij.
Ai tha se gjithçka ka shkuar mirë gjatë votimit.
“Kam votuar dhe tani fillova me punë. Gjithçka shkoi mirë. Krejt në rregull ishte”, tha ai fillimisht.
“Jemi rritë me bujqësi. Ky fshat tanë kohën ka mbjell duhan. Tani shumica kanë dalë jashtë. Të rrallë që punojnë tokën”, tha tutje ai.
Rreth asaj se çka pret nga këto zgjedhje, qytetari tha mes lotësh se shpreson që një ditë bashkë me fëmijët e tij të kthehet në Kosov.
“Për neve gjithqysh. E para pres që fëmijtë të kthehen këtu. Të kthehemi të gjithë këtu”, tha mes lotësh qytetari nga Gjilani për T7.