Gjykata i ndalon afrimin në distancë 100 metra babit që ofendoi dhe ushtroi presion psikik ndaj vajzës së tij 19 vjeçare në Vushtrri

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj për presion të vazhdueshëm psikik.

Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur më 8 tetor 2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Ismail Qemali”. Viktima S.Z. rreth 19-vjeçare ka raportuar se prej tre muajsh babai i saj A.Z. rreth 42-vjeçar po ushtron presion psikik dhe ofendime të vazhdueshme, duke e quajtur me fjalë përulëse.

Pas raportimit, i dyshuari është intervistuar nga Policia e Kosovës, ku ka mohuar akuzat, duke deklaruar se “si prind e ka qortuar vetëm për sjellje jo të mira”.

Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa më pas është dërguar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri.

Gjykata ka shqiptuar urdhër mbrojtës prej një muaji, me të cilin ndalohet afrim në një distancë më të vogël se 100 metra nga viktima, e cila banon në në Vushtrri.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe po hetohet nën drejtimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Lexo edhe:  Sadiku: LVV e ka humbur shumicën në parlament, nuk mund të flasë në emër të popullit