Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një burrë është gjetur pa shenja jete të premten në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  Walker i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së