Nenad Rashiç zgjedhet nënkryetar i Kuvendit Kuvendi

Nenad Rashiç zgjedhet nënkryetar i Kuvendit
Kuvendi edhe zyrtarisht është i konstituuar pasi Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai mori 71 vota për,  24 abstenime dhe nëntë kundër. Zgjedhja e Nenad Rashiçit vjen pas nëntë dështimeve radhazi nga deputetët e Listës Serbe që s’morën votat e mjaftueshme në tri votime për secilin prej tyre.

Sipas vendimit të Kushtetueses, pas dështimit të deputetëve të Listës Serbe do të duhej të vazhdohej me short, mirëpo kjo nuk ishte e nevojshme pasi që Rashiç ishte deputeti i vetëm i mbetur pa u hedhur në votim nga radhët e komunitetit serb.

Lexo edhe:  17 vjet nga protesta e VV-së ku u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini