Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë reshje krejtësisht të dobët, lokale shiu. Temperaturat pa ndonjë ndryshim që vlen të përmendet dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 19 apo ndoshta edhe 20 gradë Celsius në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira më të pakta lokale.

Në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa vranësira priten në malet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Nuk priten reshje.

Të shtunën vranësira të reja me reshje krejtësisht të dobëta shiu përfshijnë pjesë të Kosovës, por reshjet nuk do të zgjasin dhe vranësira po ashtu do të tërhiqen pjesërisht. Temperaturat do të pësojnë ulje kryesisht të lehta.

Në Shqipëri të shtunën kryesisht me diell, por në veri dhe lindje priten vranësira e ndonjë reshje e dobët lokale.

Vranësira të shtunën priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi, por edhe intervale kohore me diell. Reshje të dobëta rrallë në disa zona.

Të dielën pak më ngrohtë, me diell dhe vranësira më shumë në zonat malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ngjarja tragjike në Skenderaj: I plagosur mbeti edhe i dyshuari për vrasje