Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë presim përmirësim të motit pas shumë ditëve të zymta për shkak të vranësirave të shpeshta. Mëngjesi pritet të jetë relativisht i ftohtë, ndërsa me dita me vranësira të shpërndara dhe me intervale të shpeshta kohore me diell.

Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 17 dhe ndoshta edhe 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Enjtja sjellë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat do të jenë më të pakta. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje në të gjitha viset.

E Premtja dhe fundjava pritet të karakterizohen me mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, lokale. Rrallë në disa zona kryesisht malore të Kosovës do të ketë gjasa për ndonjë reshje të dobët. Temperaturat pa ndonjë ndryshim që vlen të theksohet. Dukshëm më ngrohtë do të jetë në perëndim të rajonit dhe më freskët në lindje dhe veri./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Haradinaj, Kurtit: Tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu, mos e përçajë popullin