Aksident me fatalitet, vdesin dy persona dhe dy persona tjerë të shtrirë në spital

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë.

Aksidenti ka konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Lexo edhe:  “Priten mbi 22 dorëheqje” – Tronditet Vetëvendosje