Policia bastis lokacione të familjes Gerbeshi në Vushtrri, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka zhvilluar një aksion të gjerë gjatë mëngjesit të sotëm në disa lokacione të komunës së Vushtrrisë, pronë e anëtarëve të familjes Gerbeshi.

Sipas komunikatës së përbashkët, operacioni është realizuar në tri lokacione – dy në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona.

Tre prej tyre dyshohen për veprën penale “Detyrim”, ndërsa i katërti, i cili ishte në arrati, kërkohej për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa operacioni policor po vazhdon.

Lexo edhe:  Komenti epik i Elza Ujkanit në njoftimin e Komunës së Prishtinës për erërat e forta