Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

I gjendur në mesin e dyshimeve serioze për afera të rënda korruptive, të cilat kulmuan me intervistimin e tij për disa orë rresht nga prokurorët specialë, Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, iu kujtua një zgjidhje për të dalë nga situata.

Ishte ndoshta gjeniale për kokën e tij, por korruptive në përmbajtje.

Tre hetuesve të Policisë së Kosovës, që në duart e tyre kishin pasur rastet e Pecit si të dyshuar, pa pritur e pa kujtuar, iu punësuan gratë në Ministri të Bujqësisë.

Pajtim Kllokoqit, njërit prej hetuesve kryesor që po merrej me korrupsionin në këtë Ministri, iu rehatua bashkëshortja në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e cila funksionon në kuadër të dikasterit që e drejton Peci.

Shqipe Krasniqi – Kllokoqi, në shkurt të vitit të kaluar, aty fitoi pozitën si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.

Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës u rehatua edhe Vlora Gashi – Hashani, që është bashkëshortja e Faton Hashanit, një tjetër hetuesi të Policisë që po merrej me aferat e ministrit Peci.

Ajo aty u punësua në pozitën e Zyrtares Ligjore.

Hetimit të rasteve të Faton Pecit ia pa hajrin edhe hetuesi Gojart Zeqiri, gruaja e të cilit, Tringa Leka, u punësua në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si Inspektore Fitosanitare.

Më 27 maj, Faton Peci ishte paraqitur në cilësinë e të dyshuarit në zyrat e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Aty ai do të përgjigjej për kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Paraqitja e tij aty ishte kurorëzimi i shumë çështjeve të dyshuara korruptive për të cilat mediat raportuan vazhdimisht.

Ky skandal tregon qartë si pushteti tenton të blejë heshtjen dhe të manipulojë drejtësinë.

Lexo edhe:  Vdes këngëtari i njohur nga Drenic, Bajram Baja

Faton Peci po përdor pushtetin për të mbrojtur veten duke shpërblyer familjarët e hetuesve që po e hetonin.

Kjo është fytyra e kësaj Qeverie dhe këto janë vetëm ato që ne i dimë.

E me gjasë, ne akoma dimë shumë pak për ta.

Klikoni këtu për VIDEO