Gjendet pa shenja jete një 59-vjeçare në kanalin e Ibër-Lepencit

Foto ilustrim

Një grua 59-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Mitrovicë Veri, e cila dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Policia njofton se rreth orës 07:20, njësitë policore në Zubin Potok kanë pranuar informatën se një person kishte dalë nga shtëpia e tij në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, dhe dyshohej se kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Menjëherë pas pranimit të informatës njësitë policore së bashku me zjarrfikësit, kanë ndërmarrë veprimet e kërkimit në terren. Rreth orës 08:00 diku rreth 3 kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë viktima, është gjetur trupi i pajetë në ujërat e kanalit të Ibër Lepencit dhe e njëjta është nxjerrë jashtë kanalit”, ka njoftuar policia.

Viktima është identifikuar me inicialet R.M., e gjinisë femërore dhe 59 vjeçare.

Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, si dhe njësitë e hetimeve rajonale.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet relevante, po vijon me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.

 

Lexo edhe:  Për motive xhelozie, burri në Fushë Kosovë e bën gruan për spital – përfundon në ndalim 48 orë