Syla: Mbështetësit e Kurtit nga sot janë “të poshtër” ose “budallenj”
Gazetari Valon Syla ka kritikuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, duke e cilësuar qeverinë e Albin Kurtit si të “paqartë dhe antikombëtare”.
Syla ka shprehur shqetësimin se vendimet politike të Kurtit mund të çojnë në izolim dhe rrezik për vendin.
Duke iu referuar mbështetësve të Kryeministrit, ai i ka përshkruar ata si “të poshtëër, të ligë ose budallë”, duke theksuar se nuk ka më justifikime pas deklaratës së qartë të Ambasadës së SHBA-së për mungesën e bashkëpunimit strategjik.