AGK: Prokuroria konfirmon se nuk pati vepër penale, vajzat e Presidentes nuk u xhiruan
Portali “Paparaci” e ka publikuar materialin e xhiruar të mërkurën në afërsi të shkollës prívate ku ndjekin mësimet dy vajzat e Presidentes Osmani.
Në pamjet e transmetuara nuk shihet asnjë fëmijë, dhe as vajzat e Presidentes. Aty ka vetëm xhirime të dy veturave të Mbrojtjes së Afërt të Presidentes Osmani, njëra prej tyre e blinduar.
Xhirimi nga kameramani Jetmir Muji është bërë nga rruga, në vend publik. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit që dha urdhërin për lirimin e Mujit, Rrahim Podvorica.