Kosovari tregohet “burrë i mirë”, e gjen kuletën me 2500 euro dhe e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin.

Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal.

Lexo edhe:  Kërcet dajaku mes familjarëve në Vushtrri: Tre vëllezër rrahin djalin e xhaxhait, dërgohet në QKUK