U kap me targat “Kosova është Serbi”, Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan

Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria për shkak se vitin e shkuar ishte arrestuar në Kosovë pasi kishte lëvizur me veturë me targa në të cilat shkruhej “Kosova është Serbi”. E një tjetër ka lënë Ushtirnë.

Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq si dhe një qytetar tjetër i Malit të Zi, me inicialet M.J. ishin arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Deçan.

Ata ishin dërguar në paraburgim deri kur Prokuroria Speciale pati njoftuar në janar se i ka pushuar hetimet ndaj tyre.

Tani Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka njoftuar për “vijestin” se masat disiplinore janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e Malit të Zi.

Nuk janë bërë të ditura masat e ndërmarra, por “vijesti” raporton se Krivokapiq është “gjobitur”. Kjo ministri ka thënë se Krivokapiq është dënuar për shkuarje në Kosovë pa njoftim paraprak te mbikëqyrësit e tij.

Të tre ishin arrestuar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Lexo edhe:  Shpërblehet frizeri i Kurtit dhe Haxhiut, bashkëshortja e tij punësohet në Ministrinë e Drejtësisë