Një person nga Vushtrria dorëzon në Polici 2 kallasha

Një person në Vushtrri i ka dorëzuar në stacionin policor dy armë të gjata automatike të tipit AK 47 me dy karikatorë të zbrazur.

Sipas policisë, dorëzimin e tyre, i dyshuari e ka bërë mëngjesin e së premtes. I njëjti ka thënë se armët i posedon që nga lufta e fundit në Kosovë.

“Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj.

Lexo edhe:  Alarmohet Policia në Gjakovë: Një person i telefonon dhe paralajmëron vrasje – zbulohen detajet