Vetaksident në Pejë, një person i lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në mëngjes, në fshatin Ramun të komunës së Pejës.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë e ngjarjes një person ka pësuar lëndime trupore.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

“Sot rreth orës 09:15, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë vetaksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore”, tha Rugova

Lexo edhe:  Kurti: Në burg mësova si të lidhem me njerëz nga fshati, kur dola krijova organizatën