Kandidatja republikane për Kongresin amerikan djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

Në përshkrimin e videos, Gomez shkruante: “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”. Veprimi i saj u dënuar ashpër nga organizatat që mbrojnë të drejtat e myslimanëve, liderët politikë dhe përdoruesit e internetit.

Kjo nuk është hera e parë që Gomez kritikohet për sjelljet e saj provokuese. Në maj të vitit 2025, ajo ndërhyri në një tubim qytetar të myslimanëve, ua mori mikrofonin dhe filloi të ofendonte islamin.

VIDEO: Klikoni këtu

Ndërsa në dhjetor të vitit 2024, ajo publikoi një video ku paraqitej një ekzekutim i rremë i një emigranti dhe bëri thirrje për “ekzekutime publike” të emigrantëve pa dokumente që kanë kryer krime të dhunshme.

Valentina Gomez ka lindur në Medelin, Kolumbi, dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009. Ajo kandidoi vitin e kaluar për postin e sekretarit të shtetit në Missouri dhe përfundoi e gjashta mes kandidatëve republikanë, duke marrë vetëm 7.4 për qind të votave.

Lexo edhe:  Kosova e nis mirë ndeshjen, kalon në epërsi në minutat e parë