“Për një parkim”: 20-vjeçari nga Suhareka shtiu me armë dhe i kanosi familjarët, Policia i gjen kallashnikov

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmë në Suharekë, ku një konflikt verbal për parkim ka degjeneruar në kërcënime me armë dhe të shtëna.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 25 gusht 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Nebih Hodo Kuqi”.

Viktimat Xh. Kryeziu rreth 36-vjeçar dhe N. Kryeziu rreth 60-vjeçar kanë raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje verbale me të dyshuarin, ky i fundit kishte marrë një armë dhe kishte shtënë në drejtim të dyshemesë së garazhit.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar të dyshuarin B.K rreth 20-vjeçar. Ai ka pranuar se kishte shtënë me armë dhe vullnetarisht ka dorëzuar një pistoletë. Në vendngjarje hetuesit kanë gjetur një gëzhojë kalibri 7.62 mm, një fishek dhe vendin ku kishte rënë predha.

Gjatë ballafaqimit me provat, i dyshuari ka pranuar se posedonte edhe një armë tjetër – një AK-47, e cila është gjetur në shkurre pranë shtëpisë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë sekuestruar: një AK-47, kal. 7.62 mm, një pistoletë me gaz, tipit EKOL-Special 99, dy karikatorë (i AK-47 dhe i pistoletës).

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është dërguar në ndalim për 48 orë, për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Policët e lënduar në aksidentin në Skënderaj po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë