Një person dyshohet se u gjet pa shenja jete në vikendicën e tij në mal

Një rast i rëndë tragjik ka ndodhur dje në malet e Kabashit në Prizren. Në afërsi të fshatit Korishë një person është gjetur pa shenja jete.

F.R. kishte shkuar në vikendicën e tij duke iu thënë familjarëve se po shkonte në firmë. Pasi nuk u lajmërua për disa orë, familjarët nisën ta kërkonin.

Pasi nuk u gjet në firmë, familjarët shkuan në vikendicën që ndodhej në një zonë malore. Aty u gjet i varur viktima.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë