Një djalë ngacmoi dhe sulmoi me thikë një vajzë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që ka ngacmuar dhe ka sulmuar me thikë një vajzë në Prishtinë.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në ora 15:00.

“NGACMIM & SULM/Prishtinë 15.04.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me armë të ftohtë (thikë), ka sulmuar dhe e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Mitrovicasja Jetmira Beka që u vra nga burri në Gjermani, la 3 fëmijë pas vetes