Për të dalë nga Kosova, pritjet në kufi shkojnë deri në 40 minuta

Pritjet kufitare për të dalë nga Kosova, sa vijnë e shkurtohen.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e ngarkuar është në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 40 minuta.

Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë pritjet arrijnë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikat tjera kufitare situata është më e qetë.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në Shtime: Dy të mitur e gjakosin bashkëmoshatarin, viktima pëson lëndime të rënda